AKTUALITET, 15 Prill 2020, 11:45

Doli negativ në testin e parë: Kush është i infektuari i ri në Elbasan

Doli negativ në testin e parë: Kush është i infektuari i ri


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 19 raste të reja me koronavirus. Një prej rasteve të reja ishte në Elbasan.

Abcne News.al raporton se rasti i ri është bashkëshorti i punonjëses së bankës, e konfirmuar disa ditë më parë.

Mësohet se 53-vjeçari ka dalë pozitiv në testin e dytë, pasi në të parin rezultoi negativ.

Ndërkohë, të infektuara janë po ashtu edhe dy vajzat e tij.