AKTUALITET, 15 Prill 2020, 11:25

Fadroma përplas për vdekje 58-vjeçarin në Tiranë

Fadroma përplas për vdekje 58-vjeçarin në Tiranë


Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një fadromë ka përplasur për vdekje një 58-vjeçar. I aksidentuari është shtetasi Xh.L.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ramazan Gaxheri” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)