AKTUALITET, 15 Prill 2020, 11:36

Konfirmohet një tjetër rast me koronavirus në Korçë, shkon në 18 numri i të prekurve në total

Konfirmohet një tjetër rast me koronavirus në Korçë,


Konfirmohet një tjetër rast pozitiv me koronavirus në Korçë. Burime për gazetaren Lorena Kodra raportojnë për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një paciente femër, kontakt i afërt me personat e parë të prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës.

Pacientja ka shfaqur simptoma të virusit ditë me parë dhe pasi i është nënshtruar testit, ka rezultuar pozitive.

Mësohet se gjendja e saj është e stabilizuar, ndërsa vetëm ditën e djeshme është paraqitur në spital.

Ky rast çon numrin e të prekurve me COVID-19 në qytetin e Korçës në 18 raste, ndërsa lajm i mire është se 16 prej tyre janë shëruar.