AKTUALITET, 15 Prill 2020, 12:49

DETAJE/ Katër të intubuar, si është gjendja e pacientëve me koronavirus në dy spitalet COVID

DETAJE/ Katër të intubuar, si është gjendja e


19 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në vendin tonë duke e çuar në 494 numrin total të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatmirësisht një pjesë e të infektuarve janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë nevojë për kujdes spitalor.

Aktualisht në dy spitalet Covid 1 dhe Covid 2 ndodhen të shtruar 48 persona, mes të cilëve 12 janë në terapi intensive dhe katër prej të tyre janë të intubuar.

Pacientët e intubuar ndodhen të gjithë në spitalin Shefqet Ndroqi”.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. Pesë pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë nëntë pacientë të shtruar. Shtatë pacientë janë në terapi intensive, ndërsa katër prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qëndrueshëm të rasteve në spital.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.