AKTUALITET, 15 Prill 2020, 11:08

Ndërron jetë një tjetër pacient te Infektivi, shkon në 25 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Ndërron jetë një tjetër pacient te Infektivi, shkon në


Një tjetër pacient ka ndërruar jetë i prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti 90 vjecar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Shërbimin Infektiv, megjithë punën e bërë nga mjekët për mjekimin e tij.

Sipas MSH, shkon keshtu ne 25 numri i pacienteve qe kane humbur betejen me koronavirusin.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje”- njoftoi zevendeministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, ne deklaraten e sotme per mediat.