TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Australia është e vendosur të prezantojë pishinën e parë të bërë nga njeriu me valë artificiale, e cila iu lejon serfistëve të ushtrojnë sportin e tyre në pesë lloje të valëve me gjatësi të ndryshme.
Surf Lakes International së shpejti do të hapë dyert për të gjithë sportistët që mund të serfojnë në deri në 2400 valë në orë, pranë bregut të Capricorn, në afërsi të Queensland-it.
Njerëzit do të jenë në gjendje të shijojnë pesë lloje të valëve që janë të gjatësive të ndryshme dhe që krijohen falë një sistemi të avancuar i quajtur ‘MAD MAX’, i cili peshon 1400 ton dhe mund të prodhojë lloje të ndryshme të valës.
Të pesë nivelet e valëve ndryshojnë në vështirësi, madhësi dhe gjatësi dhe janë të koduara me ngjyra, kështu që nga sërfistët fillestarët, te moderuarit e deri te të avancuarit mund të shijojnë valë të dedikuara./Scan/