AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 21:39

“Waymo”, makinat Google marrin lejen për testet pa shofer

“Waymo”, makinat Google marrin lejen për testet pa shofer

“Waymo”, dega autonome e makinave të Google, merr lejen e parë për të testuar makina pa vozitje në rrugët e Kalifornisë.

Për momentin, 60 kompani lejohen të provojnë makina autonome në rrugë, por “Waymo” është e para që e merr atë për të testuar makina pa shoferin e sigurisë.

"Kalifornia ka punuar për vite me radhë dhe do të vazhdojë të ketë sigurinë publike në mendje, teksa kjo teknologji zhvillohet", thotë numri një i Departamentit të Transportit në Kaliforni, Jean Shiomoto.

Leja mundëson kryerjen e testeve, si gjatë ditës ashtu dhe gjatë natës, dhe testet e para pa shofer do të rezervohen për punonjësit e Waymo.

/TPZ.AL/