AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 23:05

Fatmir Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë, zbulohen porositë e fundit pas dorëheqjes

Fatmir Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë, zbulohen porositë e fundit

Ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj ditën e sotme ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit. Takimi është zhvilluar në ministrinë e Brendshme dhe ka zgjatur për më shumë se një orë.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, Xhafaj u është drejtuar drejtuesve të policisë së shtetit me fjalët ‘Vijoni punën të qetë në luftën kundër krimit dhe bandave, pavarësisht ndryshimeve, rruga është e shtruar’.

Fatmir Xhafaj do të vijojë që të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri ditën që Sandër Lleshi, që u propozua nga kryeministri Edi Rama të dekretohet nga Presidenti, të votëbesohet dhe betohet.