TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri shqiptar është arrestuar sot në Itali, ndërsa pas kontrolleve të kryera, ka rezultuar se ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Emri i të arrestuari nuk bëhet me dije, por siç shkruajnë mediat fqinje, thuhet se 28-vjeçari akuzohet për veprën penale “shfrytëzim fëmijësh” dhe trafikim të qenieve njerëzore. Gjithashtu behët me dije se kanë qenë shërbimet e Interpolit, të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e më pas arrestimin e shqiptarit.
Tashmë drejtësia italiane pritet ta ekstradojë 28-vjeçarin drejt Shqipërisë, veprim ky i cili mund t’i kushtojë plot 15 vite burg.