TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani ka marrë një fitore me shumë vlera, por shumë të vështirë kundër Xhenoas. Takimi i prapambetur i javës së parë në Serie A, për shkak të tragjedisë në urën e Xhenoas, u luajt sot dhe Milani merr tri pikët e radhës në kampionat.
Kuqezinjtë e Gatuzos e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, pasi Suso iu dha avantazhin që në minutën e katërt të sfidës. Gjithsesi, Xhenoa qëndroi në lojë dhe madje edhe barazuan. Në fillimin e pjesës së dytë, një autogol nga Romanjoli barazoi sfidën dhe dukej se të dyja skuadrat do të ndanin nga një pikë.
Por ishte pikërisht mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Romanjoli ai që do t’i jepte fitoren djemve të Gatuzos, me një gol në minutat e fundit të sfidës. Në 90+1’, mbrojtësi italian do t’i jepte tri pikët Milanit, që ngjitet direkt në vend të katërt.