TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Muka, mjeku dhe shkencëtari, që u bë shkak për shkarkimin e Ervin Demos, nga posti i zv. ministrit të Arsimit, do të jetë personi që zëvendëson Demon në detyrën që mbante në Ministri.
Në vendimet e miratuara sot nga Këshilli i Ministrave, shihet se është miratuar lirimi nga detyra i Ervin Demos dhe zëvendësimi i tij me Taulant Mukën.
VENDIMET E PLOTA
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ervin Demo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
***
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Taulant Muka emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA