SPORT, 11 Gusht 2020, 13:41

Pirlo kërkon revolucion tek Juventusi, gati lista e largimeve dhe afrimeve për sezonin e ri

Pirlo kërkon revolucion tek Juventusi, gati lista e largimeve dhe afrimeve


Andrea Pirlo kërkon revolucion tek Juventus. Që pas ditës që ka marrë zyrtarisht drejtimin e ‘zonjës së vjetër’, ish-mesfushori kërkon lojtarë të rinj në grup.

Sipas “Tuttosport”, trajneri i ri i Juventusit, do të largojë nga skuadra disa lojtarë. Blaise Matuidi, Gonzalo Higuain, Sami Khedira, Mattia De Sciglio dhe Alex Sandro, janë disa prej emrave që mund të largohen këtë verë.

Por përveç largimeve, Pirlo kërkon dhe afrime dhe synojë të përforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Po ashtu mediat vendase shkruajnë se trajneri u ka kërkuar shërbimet e dy lojtarëve krerëve të klubit. Dëshira italianit është mesfushori i Real Madridit, Isco dhe Sandro Tonali.