TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Europës, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bajer Leverkusenin.
Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Kontes, të cilët gjetën golin që në minutën e 15- të me anë të Nikolo Barelës. 6 minuta më vonë ishte Lukaku që dyfishoi shifrat, por kjo zgjati shumë pak, pasi Haverc ngushtoi shifrat në minutën e 24’.
Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën , pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, përsëri nuk u shënua asnjë gol. Kujtojmë se arbitri akordoi dy penallti në këtë ndeshje për Interin, të cilat u anuluan më pas nga VAR.
Në gjysmëfinale Interi do të përballet me fituesin e çiftit Shaktar Donjetsk-Bazel, ndërkohë në gjysmëfinale të një kompeticioni europian Interi mungonte nga 2010