TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat në Francë vazhdojnë ti qëndrojnë idesë që Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe të transferohet tek PSG.
Sipas raportimeve mësohet se Ronaldo është i frustruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe dëshiron ta provojë sërish fitimin e kupës me veshë të mëdhenjë me një tjetër ekip.
Raportohet se Jorge Mendes, që është agjenti i portugezit do takohet më drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon gjatë Ligës së Kampionëve në Lisbonë.
Situata mund të ketë ndryshuar me shkarkimin e Sarrit, dhe emërimin e Andrea Pirlos si trajner të ri te Juventusi.
Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në 2022, por paga e tij prej 30 milionë euro në vit po fillon të krijojë shqetësime në klubin bardhezi, pasi financat e Juventusit kanë pësuar rënie sidomos pas eliminimit në Champions.