SPORT, 11 Gusht 2020, 13:23

Zbulohet paga e Ilir Dajës në stolin e Partizanit

Zbulohet paga e Ilir Dajës në stolin e Partizanit


Pasi Partizani zyrtarizoi dje Ilir Dajën si trajnerin e ri të 16-herë kampionëve të Shqipërisë është mësuar dhe paga e teknikut kryeqytetas.

Daja do të paguhet 4500 euro në muaj. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, drejtori i klubit Olsi Rama bëri me dije se kontrata e Dajës me Partizanin është afatgjatë dhe objektivi primar është ndërtimi i një ekipi cilësor dhe të disiplinuar me një modul të qartë loje./Panorama Sport