TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi befason me emrin që ka përzgjedhur për të zëvendësuar Maurizio Sarrin, i shkarkuar sot nga detyra pas eliminimit të Juventusit nga Lyoni në Champions. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ia kanë besuar skuadrën e parë Andrea Pirlos, i cili vetëm pak ditë më parë ishte zyrtarizuar në krye të U-23 të Juves.
Një katapultim i menjëhershëm i 41-vjeçarit, që ende nuk ka dhënë prova për aftësitë e tij si trajner i një ekipi futbolli. Duket si një bast i vënë nga drejtuesit e lartë të Juventusit, që ndoështa besojnë te fryma që mund të përcjellë ish-futbollisti bardhezi në skuadër.