BOTA, 5 August 2026, 22:56

Pezeshkian: Komunikimi me udhëheqësin suprem Mojtaba Khamenei është i vështirë (Video)

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se komunikimi me udhëheqësin suprem të vendit, Mojtaba Khamenei, është bërë shumë i vështirë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian, Pezeshkian tha se pavarësisht vështirësive në komunikim, prania e Khameneit mbetet një burim i rëndësishëm force për Iranin dhe i mundëson vendit të vijojë procesin politik.

Mojtaba Khamenei nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që prej marrjes së detyrës si udhëheqës suprem i Iranit, pasi zëvendësoi babanë e tij, Ayatollah Ali Khamenei.

Sipas raportimeve, Ali Khamenei u vra në një nga sulmet e para ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit.