TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se është prekur nga koronavirusi.
“Covid, i vetë-ofruar si dhuratë për festat e fund dhe fillim vitit hyri pa trokitur në familjen tonë, duke na përqafuar të gjithëve.
Një kollë që vjen gjithnjë e më shumë prej thellësisë se kraharorit, temperaturë nganjëherë me ethe, një këputje trupi, ilaçe ,gjilpëra, çajra etj na shoqërojnë ditët”, shprehet ai.
Koçi gjithashtu shkruan se ditën e djeshme janë konfirmuar pozitivë, ndërsa i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.
POSTIMI:
Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillim vitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve.
Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, nje keputje trupi, ilace ,gjilpera, cajra etj na shoqerojne ditet.
Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza. U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes.
Ju uroj shendet miqte e mi!