AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 19:12

Petrit Vasili nga Shkodra: Rama duhet të ishte këtu, ja çfarë ka vendosur opozita

Petrit Vasili nga Shkodra: Rama duhet të ishte këtu, ja
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, nga Shkodra ka thënë se opozita është aty për të mbrojtur qytetarët, ndërsa Rama rri në Tiranë.

Ai është shprehur se opozita nuk e ka bojkotuar parlamentin por ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me të. “Drejtimin e shtetit qeveria e ka ndarë me bandat, nuk ka më ministri të brendshme dhe përfundimisht qeverisja u është dorëzuar kriminelëve. Jemi këtu për të treguar se qytetarët nuk janë vetëm dhe s’kanë pse të tremben. Duam tu japim një ndëshkim atyre që duhet të jenë në Shkodër por janë në Tiranë.

Opozita nuk e ka bojkotuar parlamentin por ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me të”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat nga Shkodra, pas mbledhjes së jashtëzakonshme që patën me PD dhe aleatët e opozitës për ngjarjet e ndodhur së fundmi në këtë qytet, ndërsa në Tiranë zhvillohej seanca parlamentare.