AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 14:36

Iu sekuestruan mijëra euro dhe makina superluksoze, kush është biznesmeni i njohur si “Juli i Pashakos”

Iu sekuestruan mijëra euro dhe makina superluksoze, kush është

Zbulohet biznesmeni në Lushnjë që iu sekuestruan 70 mijë euro dhe një makinë superluskoze me vlerë 100 mijë euro. Bëhet me dije se ai është Julian Sulo, 39 vjeç, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

39-vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe emri i tij figuron në disa ngjarje kriminale, ndoshta dhe i lidhur me vrasjen e tregtarit Besnik Hida mëngjesin e djeshëm në Lushnjë.

Mësohet se Sulo ka qenë i dyshuar për masakrën e 2017 në Lushnjë, ku u vra Zamir Latifi, nipi i 40-vjeçarit Besnik Hida dhe Jurgen Hoxha.