AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 14:30

Champions League, Grupi F/ Barcelona e pathyeshme pret Interin, Dortmund përballë Olajinkës

Champions League, Grupi F/ Barcelona e pathyeshme pret Interin, Dortmund


Kryendeshja e sotme në Ligën e Kampionëve, padyshim që është ajo mes Barcelonës dhe Interit që luhet në “Camp Nou”.

Dy skuadrat, kanë arritur të marrin nga vetëm 1 pikë në ndeshjen e parë pasi katalanasit barazuan me Dortmundin, ndërsa Interi hodhi një hap të gabuar duke barazuar në shtëpi me Slavia Pragën.

Katalanasit janë të pathyeshëm në shtëpi sa i përket Ligës së Kampionëve, duke qenë se 28 ndeshje të fazës në grupe, ata nuk njohin asnjë humbje. Nga ana tjetër, Interi ka ndër mbrojtjet më të mira në Europë duke qenë se ka pësuar vetëm 2 gola në 6 javët e para të kampionatit dhe ndaj katalanasve, synon një rezultat pozitiv.

Sakaq, Borusia Dortmundi do të përballet me Slavian e Pragës në transfertë.

Bardhezinjtë nuk i pret një ndeshje e lehtë, duke parë edhe barazimin që çekët morën në Milano pak javë më parë falë golit të shënuar nga Olajinka, i cili pritet të jetë titullar edhe sot.