AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 14:00

VIDEO/ Digjet makina në Vlorë, dyshimet e para

VIDEO/ Digjet makina në Vlorë, dyshimet e para


Në Vlorë është djegur gjatë natës një mjet në zonën e plazhit. Dyshohet se djegia e makinës tip “Ford” me targa AA 887 NV, ka qenë e qëllimshme. Sipas policisë makina është në pronësinë e shtetasit K.Dervishi.

“Në orët e para të mëngjesit është djegur automjeti tip Ford Focus, në pronësi të shtetasit K.D, në lagjen “Pavarësia”, i cili është dëmtuar plotësisht.

Nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarjet e djegieve të makinave nuk janë të pakta. Më 12 shtator u shkrumbua nga flakët Makina e oficerit të Krimeve në Policinë e Shkodrës, Arbër Dulit.

Makina e djegur ne Vlore on Vidnews.