AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 11:51

Pësoi atak kardiak, humb jetën pushuesi tek Kavalishenca në Durrës

Pësoi atak kardiak, humb jetën pushuesi tek Kavalishenca në


Një pushues ka humbur jetën sot në Durrës. Policia bën me dije se 64 vjeçari, banues në Patos, ishte me pushime te kavalishenca.

Pasi ka dal nga uji, ai nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.