AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 11:34

“Ti ke vilë trekatëshe, unë s’kam”, del në gjyq 33-vjeçari që vrāu mikun pasi drekuan bashkë

“Ti ke vilë trekatëshe, unë s’kam”, del në


Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Mihal Thimjon, i cili akuzohet se ka vrārë tre ditë më parë mikun e tij Gëzim Saraçin.

“Panorama” raporton se i arrestuari i ka qëndruar deklarimeve të tij të mëparshme, kur ka thënë se mes tyre kishte ndodhur një konflikt i çastit dhe e ka qëlluar vīktimën për vetëmbrojtje.

Dëshmia

“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”.

Këto janë fjalët që ka thënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, Mihal Thimjo.

33-vjeçari u arrestuar pas gjashtë orë kërkimesh, i dyshuari kryesor për krīmin tronditës.

Gëzim Saraçi, u gjet i pajetë brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Mes Thimjos dhe vīktimës, të cilët kishin njohje të vjetër familjare, ka pasur një konflikt.

Thimjo ka deklaruar që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.

Ndërkohë, që sipas fjalëve të autorit, ky i fundit i ka kërkuar vīktimës të mos e shante, por ai nuk ka dëgjuar dhe aty ka nisur përplasja fizike.

Autori dhe vīktima kanë qenë ortak prej vitesh, punonin bashkë.