TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti sot do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24 orëshit në zonën juglindore dhe lindore të vendit.
Në mesditë reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët në zonat bregdetare, ndërsa në Juglindje dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe verilindje reshjet do të jenë me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 20/34 Diell shi
Kukës 20/27 Diell shi
Lezhë 20/34 Diell shi
Dibër 15/27 Diell shi
Durrës 21/32 Diell shi
Tiranë 22/34 Diell shi
Elbasan 20/35 Diell shi
Berat 17/35 Diell shi
Vlorë 18/31 Diell shi
Korçë 16/24 Diell shi
Gjirokastër 16/30 Diell shi
Sarandë 17/31 Diell shi.