AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 10:39

VIDEO/ Me maska dhe me kallashnikov, pamjet e sulmit para hotelit në Tushemisht që tērrorizoi pushuesit

VIDEO/ Me maska dhe me kallashnikov, pamjet e sulmit para hotelit në


Këto janë pamjet e sulmit të ndodhur sot në mëngjes drejt një hoteli në Tushemisht.

Dy persona me maska, kanë qëlluar mbi 100 plumba drejt makinave të parkuara por dhe drejt dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Në video shikohet njëri prej autorëve që qëllon në drejtim të makinave të parkuara para hotelit dhe drejt dhomës së djalit, ndërkohë autori i dytë e pret në motor të largohen së bashku.

Ky sulm është i dyti brenda pak ditësh. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari denoncon se policia ka mbërritur me vonesë./Ora News