AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 09:47

Këshilli Shqiptar i Medias dënon sulmet e Frrok Cupit ndaj Sonila Meços

Këshilli Shqiptar i Medias dënon sulmet e Frrok Cupit ndaj Sonila


Këshilli Shqiptar i Medias shprehu shqetësim për sulmet ndaj gazetares Sonila Meço, nga gazetarët e tjerë.

Deklarata e tyre erdhi pas një artikulli të shkruar nga Frrok Cupi, të cilin ata e quajtën një “sulm kundër personit” të Sonila Meços, gazetares së Ora News.

Ata e quajtën “shkelje flagrante të Kodit të Etikës mbi Gazetarët Shqiptarë”, e cila kërkon që marrëdhëniet ndërmjet gazetarëve të jenë të drejta dhe që media të mos përdoret për armiqësi ose konkurrencë personale ose profesionale.

Në artikullin e publikuar në Gazetën Tema, me titull Meço një “aktore”, shkruhej se si asaj nuk i kishte mbetur asgjë në jetën e saj, dhe ishte “naive”.

Ai gjithashtu kishte shkruar se ajo nuk ishte gazetare, nuk ishte mendje-hapur ose e ditur. Pjesë të tjera të artikullit ishin sharje në lidhje me paraqitjen e saj.

Meco është gazetare tek Ora News, televizioni i cili u sekuestrua më 3 gusht si pjesë e hetimit të Ylli Ndroqit, i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës.

Këshilli Shqiptar i Medias , dhe shoqata lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së medias përfshirë edhe Reporterët pa Kufij e dënuan presionin ndaj gazetarëve.

Ata thanë se policët e armatosur në një televizion kanë një efekt frenues tek liria e medias dhe të gazetarët kritik me qeverinë.

Këshilli Shqiptar i Medias i bëri thirrje drejtuesve të medias të mos botojnë artikuj të tillë sepse dëmtojnë besueshmërinë e medias dhe dëmtojnë profesionin e gazetarisë.

“Ky artikull është i papranueshëm për standardet etike kombëtare dhe ndërkombëtare të gazetarisë. Përveç se një sulm personal, e shkruar bëhet më serioze në kushtet kur gazetarët e Ora News dhe Tv Ora, dy stacione kritike me qeverinë shqiptare rrethohen me policë, nën presionin e një shfaqje të dhunshme nga qeveria shqiptare”, vazhdon Këshilli Shqiptar i Medias.

Ata, gjithashtu shprehën solidaritetin e tyre me Meçon dhe me gazetarët e tjerë që janë sulmuar kohët e fundit për shkak të qëndrimeve kritike.