AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 11:00

Familjarët kundërshtojnë arrestimin e dy të rinjve, pranga gjashtë personave në Berat

Familjarët kundërshtojnë arrestimin e dy të rinjve, pranga


Është shoqëruar me tensione operacioni policor i koduar “Poshnje” në Berat.

Pas arrestimit të dy të rinjve që posedonin dhe shpërndanin në doza të vogla kōkainë dhe kånabis, në pranga ranë edhe katër familjarë të tyre.

Pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në banesat e tyre.

"Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor.

Të rinjtë e arrestuar që shpërndanin drōgën janë shtetasit: A. A., 25 vjeç dhe J. Sh., 18 vjeç, të dy banues në Berat.

Shërbimet e Policisë, në fshatin Poshnje, gjatë kontrollit të ushtruar në automjentin me të cilin këta shtetas po udhëtonin gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar kōkainë dhe doza cånnabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Krīmet u arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, konkretisht shtetasit H. A., 52 vjeç, E. A., 16 vjeç, E. G., 34 vjeç dhe K. D., 41 vjeç.

Të katërt banues në Berat, pasi në vijim të veprimeve hetimore punonjësit e Policisë ushtruan kontrolle në banesat e shtetasve A. A. dhe J. Sh. dhe shtetasit e mësipërm kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë që të mos ushtronin kontrolle në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme,"-njofton policia.