AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 21:34

“Peshqit e mëdhenj”, Donald Lu: Nuk do ta konsideroja një dështim

“Peshqit e mëdhenj”, Donald Lu: Nuk do ta konsideroja një

Ambasadori në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, tha gjatë një interviste për emisionin “Real Story”, se pas tre vitesh e tetë muaj në Shqipëri, ai nuk e quan dështimi mos arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.

Nuk do të thoja është një dështim, por është diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar.

Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë.

Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune.”, tha ambasadori Lu.

/TPZ.AL/