TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin "Open", ka diskutuar për herë të parë në lidhje me propozimin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Rama fillimisht tha se nuk i takon atij të flasë për Kosovën, por më pas hodhi një "shkshkë", që nuk është diskutuar më parë, atë të Bashkimit Kombëtar.
"Të gjithë shqiptarët të ulen dhe fillonë një diskutim si burra të kuvendit dhe jo hidh e prit nëpër televizion, Dil bëj prononcime te dera për tu konfliktuar me njëri tjetrin.
Ne rrezikojmë të gatuajmë atë që kemi gatuar në momente të tjera historike, sepse nuk kemi ditur të sillemi si duhet me historinë."
Gjatë bashkëbisedimit me gazetaren, Rama ka ngritur pyetjen, "po Bashkimi Kombëtar ku është këtu?". Pra, kryeministri Rama që ka qëndruar në heshtje, duket se po prezanton një tjetër element në debatin që ka shpërthyer, atë të bashkimit kombëtar, një koncept tabu, që mundet vetëm t'i hedhë benzin zjarrit në këto momente.
Rama komentoi gjithashtu kundërshtinë e Merkel për shkëmbimin e territoreve.
"Flasim për atdheun tonë, jot të kancelares dhe unë nuk jam kundër këtij qëndrimi [të Merkel]. Por është edhe një qëndrim i SHBA që më duket ndryshe. Ne kemi nevojë të bëjmë një organizim të brendshëm, sa i përket fatit të Shqipërisë, Kosovës dhe Kombit tonë".
/TPZ.AL/