AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 18:37

Kapet në Itali 42-vjeçari nga Elbasani me euro false

Kapet në Itali 42-vjeçari nga Elbasani me euro false

Policia italianë bëri të ditur se arrestoi një shqiptar 42-vjeçar nga Elbasani, R.C.

Karabinierët e Kietit e kapën në një makinë “Suzuki Burgman”, ku pas kontrollit për drogë, i gjetën një sasi të madhe eurosh false kryesisht të prerjes 20 euro.

Shuma në total arrinte në 2880 euro, ndërkohë që iu gjetën edhe 4400 euro të rregullta nga shitja e drogës.

/TPZ.AL/