TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbardhur vjedhja e ndodhur në Minierën e Munellës, ndërsa janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.
Policia njoton se në pranga kanë rënë 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë, dhe Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë.
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.