TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nuk shquhet për ndonjë elokuencë në daljet e saj publike, qoftë në Kuvend apo edhe në debate televizive. Shumëkush e kujton daljen e saj të parë nga foltorja e Kryeministrisë, pak pasi ishte përzgjedhur nga Rama si ministre e Drejtësisë. Dallohej qartë një kontraktim i madh i saj. Gjuha e trupit gjithashtu tregonte shumë, aq më tepër po të kemi parasysh që edhe fjalimi mbase i ishte servirur i gatshëm nga zyra e kryeministrit. Ndërkohë në seancën e sotme të Kuvendit, Etilda Gjonaj ka bërë një gafë teksa ishte duke folur nga foltorja për ndryshimin e ligjit mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Fjalën ‘karshi’ e ka ndarë në rrokje… Për më tepër shihni videon më poshtë. /Lapsi.al/