AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 21:22

Shkëmbimi e territoreve, Berisha : Pranoj marrëveshjen Serbi-Kosovë, vetëm kur...

Shkëmbimi e territoreve, Berisha : Pranoj marrëveshjen

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Opinion”, përballë Blendi Fevziut dhe 4 gazetarëve.

Berisha ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, duke sqaruar edhe një herë pozicionin e tij.

Pse jeni kundër një marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve?

Nuk jam kundër një marrëveshje, e mbështes një marrëveshje. E konsideroj marrëveshjen mes dy vendeve, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kam konsideroj një set të ri marrëdhëniesh për të arkivuar të shkuarën. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë mes dy vendeve sovrane, që garantojnë stabilitetin dhe integritetin. Jashtë këtyre dy kushteve, që burojnë nga pakti Ahtisari dhe Gjykatës Evropiane, jashtë këtyre kushteve nuk ka marrëveshje.

Po sikur dy vende me vullnet të lirë, ku qëndron problemi?

Ballkani është më i pasur për minoritete por problemi nuk janë ata por maxhorancat., të përdoren minoritet si plaçkë tregu është çnjerëzore.

Shkëmbim me vullnet të lirë?

Thuaj atyre që ka një marrëveshje që e kanë firmosur me gjak. Pse Serbia dhe Rusia e kanë këtë përqendrim në Mitrovicë?

Prapavija e marrëveshjes është Serbia e madhe, ata vijnë me flamurin e Serbisë së madhe dhe nuk mund të lejohet.