AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 19:16

Rama bën kosh, batuta me Ahmetajn: Ky ka motorin, unë timonin

Kryeministri Edi Rama ka vizatuar sot shkollën profesionale Karl Gega në Tiranë, ku ka parë nga afër ndryshimet që ka pësuar ky institucion arsimor. Teksa u njoh me të gjitha risitë që u ofrohen nxënësve që marrin zanate nga më të ndryshmet, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat.

Një e tillë ishte dhe ajo që bëri me ministrin e Financave, ndërsa theksoi se Arben Ahmetajt i kishte lënë motorin pasi vet kishte timonin. “Timonin Arbenit, unë kam timonin. Po e fiku ai motorin, unë ngela veç me timonin. S’ka as frena”, the me humor Rama.