TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bankë është grabitur në Kavajë gjatë natës. Persona të maskuar kanë arritur të marrin paratë e një bankomati, i cili ndodhej në ambjentet e brendshme të bankës.
Autorët shpërthyen murin me eksploziv. Dyshohet se shuma e grabitur është rreth një milionë lek.
Duket se autorët e kanë menduar mirë grabitjen, aq sa nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. Burime nga policia sqarojnë se kemi të bëjmë me një grabitje spektakolare, pavarësisht se shuma e grabitur nuk është shumë e madhe.
Banka ndodhej në lagjen nr.5 të Kavajës dhe grabitja ka ndodhur në orën 03:30 minuta.
Njoftimi
Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.