TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihterit ka goditur provincën Maluku në Indonezi.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) e Indonezisë njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër në ujërat 117 kilometra në juglindje të rajonit Serami Lindor në thellësi prej 28 kilometrash.
Nga tërmeti nuk janë raportuar viktima ose dëme materiale, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami.
36 persona humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter që më 26 shtator goditi kryeqytetin e provincës Maluku, Ambon./AA