TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër pasuri e vëllezërve Habilaj është vendosur nën sekuestro nga sektori krimi ekonomik ne Vlorë.
Paraditen e kësaj te mërkure u bllokua një pikë karburanti në afërsi të spitalit rajonal te Vlorës. Biznesi është në pronësi të Artan Habilaj, vëllai te Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali si pjese e grupit ndërkombëtar te trafikut te drogës.
Biznesi është rrethuar me shirita dhe puna në të është bllokuar prej mëngjesit
Në shtator të këtij viti prokuroria e krimeve të rënda sekuestroi pasuritë e grupit te Habilaj me vlere miliona euro.
Organi qendror i akuzës njoftoi se gjykata ka pranuar kërkesën e krimeve te renda dhe ka vendosur nen sekuestro dhjetëra prona.
Pasuritë konsistojnë në apartamente troje dhe makina në pronësi Moisi Habilajt, Nazer Seitajt dhe Florian Habilajt. Si i përfshirë ne rrjetin e trafikut te drogës po hetohet edhe ish ministri brendshëm Saimir Tahiri.