TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arben Braçe drejtuesi i Instituti Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i ftuar në studion e Fax News ka diskutuar çështjen e Vettingut në drejtësi dhe politikë. Sipas Braçes, Vettingu në vendin tonë është i bazuar në teori, ndaj edhe nuk fuksionon. Madje ai shprehet se nuk është ide e mirë as reforma në politikë.
“Ne kemi një eksperiencë të keqe me teorinë dhe praktikën, duke iu referuar historisë sonë. Teoria duhet të ishte një hap para që të ecte mirë edhe praktika. Komisioni i Venecias nuk ka një përshtypje të mirë të ne. Sipas statistikave ne kemi sistemin në drejtësi më të korruptuar në Europë. Vërtet kemi një trup juristësh të shkëlqyer, automatikisht edhe në fushën e politikës. Ne vërtet po përjetojmë një krizë të madhe që nuk mund ta zgjidhim me Vetttingun. Vettingu në politike do të jetë e njëjta gjë si ajo në Drejtësi. Vettingu nuk tha asnjë lloj impakti madje mund të shkojë edhe më keq”, tha drejtuesi i Instituti Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
Për Braçen i gjithë Vettingu është një plagjaturë që ka nxjerrë jashtë loje të gjitha organet e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Ndërkaq ai thekson edhe mungesën e bashkëpunimit me jashtë, duke bërë përgjegjëse ndërrimin e stafit.
“Do të zgjasë shumë me konsulodimin e organeve të reja. Ndërkohë që një çështjë do kishte gjatësi x vitesh tani do ketë edhe më shumë. Bllokimi i Gjykatës së Lartë do të bllokojë edhe shumë gjëra të tjera, përpos anëve ekonomike edhe anë të tjera. Llogjikisht nuk mund ta kuptojmë që drejtësia është një proces i varur me ligj. Vettingu ka një plagjaturë se nëse kemi mbivendosje në organet e drejtësisë, nuk kemi asgjë.
Për më tepër që do t’i rëndëojë më shumë opozitës. Shqipëria është një nga vendet e Europës Lindore me normativat për aktet penale. Shqipëria ka pasur shumë vullnet për të miratuar konventat europiane. Na mungon impakti për t’i zbatuar këto akte ndërkombëtare. Na mungon bashkëpunimi. Ne personat e kontaktit i ndryshojmë një herë në 3 muaj administrata është politike. Nuk është shkaku konventa, ne kemi, por ne duhet të kemi forcë veprimi”, theksoi ai.