AKTUALITET, 3 Tetor 2018, 18:48

Partizan i frikshëm, Asani dhe Mensah e bëjnë të fluturojë

Partizan i frikshëm, Asani dhe Mensah e bëjnë të

Partizani vijon me rezultatet pozitive dhe këtë herë është Teuta që del e mposhtur nga të kuqtë me rezultatin 3-0. Durrsakët janë “shfryrë” menjëherë pas fitores me Skënderbeun, pasi Asani dy herë në pjesën e parë dhe Mensah i kanë bërë të dalin kokulur.

Ndeshja nisi e fortë, me duele të shumta dhe pa raste dhe gjithçka u zgjidh nga një goditje standarde. Asani goditi fort dhe topi gjeti një të çarë në mur dhe u devijua drejt e në rrjetë. Festë në “Selman Stërmasi”.

Pak minuta para mbylljes së pjesës së dytë ishte sërish Asani ai që pas një topi të Hebajt në zonë nuk gaboi para Hidit. Me avantazhin e dy golave të kuqtë shkuan në pushim. Shkëmbi lëvizi menjëherë, duke aktivizuar Krujën dhe Vilën, por asnjë ndryshim.

Partizani nuk vihet në rrezik në asnjë moment, ndërkohë që Gega i dha mundësinë Asanit, Hebajt dhe Malës të pushonin disi. Debutoi So, kurse sulmuesi ganez ishte autori i golit që mbyll të gjitha llogaritë.

Trashi ishte protagonist me topin e rikuperuar, më pas pasoi për Bardhi dhe ky i fundit shërbeu për Mensah. I vetëm më portierin shënoi dhe tanimë Partizani renditet i pari në klasifikim në pritje të ndeshjes Skënderbeu-Kukësi.