AKTUALITET, 28 Korrik 2019, 15:13

Përplasen tre mjete dhe autobusi në Pogradec, lëndohet një fëmijë

Përplasen tre mjete dhe autobusi në Pogradec, lëndohet një

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në aksin segmentin Qafë Thanë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Gurit të Kuq, në të cilin janë përfshirë tre automjete dhe një autobus i linjës Shqipëri-Greqi.

Nga përplasja e mjeteve është dëmtuar lehtë një fëmijë.

Sipas Policisë Rrugore, përplasja e tre mjeteve me mjetin e parë ka ardhur për shkak të mos ruajtjes së distancave të tyre përgjatë lëvizjes në aksin rrugor Qafe Thanë-Pogradec. Për pasojë, përplasja e mjeteve ka qenë e pamundur për t’u shmangur.