TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Dhomës Demokratike Nancy Pelosi e ka akuzuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sulmet raciste rreth ligjvënësve afrikano-amerikan.
Presidenti Trump e sulmoi Elijah Cummings dhe rrethin e tij në Maryland përmes një komenti në rrjetet sociale.
Presidenti amerikan e përshkroi rrethin e tij si një shuicë e zezë dhe nëj rrëmujë e infektuar.
Si kryetar i Komitetit për Mbikëqyrjen e Shtëpisë, Z. Cummings ka nxitur një sërë hetimesh në politikat e administratës Trump, duke përfshirë trajtimin e migrantëve në qendrat e paraburgimit.
Pelosi kryesoi ligjvënësit demokratë në mbrojtjen e Cummings dhe dënoi komentin e Trump-it në rrjetet sociale.
Pelosi shkruan se mesazhet e Trump ishin si një sulm racist ndaj z. Cummings, popullsia e rrethit të të cilit është më shumë se 50% e zezë sipas të dhënave të regjistrimit të SHBA.
Vërejtjet e Presidentit Trump vijnë vetëm disa javë pasi ai u kritikua për sulmet e tjera racite që bëri ndaj grave kongresmene me ngjyrë, ku ju kërkoi atyre të ktheheshin në vendet e krimit nga të cilët vinin.
Këto sulme raciste ishin ndaj 4 kongresemneve, Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar – të gjithë ato janë qytetare amerikanë./BBC/