AKTUALITET, 11 Maj 2020, 11:56

“Mbajtja peng e zgjedhjes së anëtarit të katërt po zgjat mandatin e Dvoranit”, Meta letër KLGJ

“Mbajtja peng e zgjedhjes së anëtarit të katërt po


Presidenti Ilir Meta kërkon informacion për zgjedhjen e anëtarit të katërt të Gjykatës së Lartë, nga radhët e jo gjyqtarëve, përmes një letre dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Meta kërkon të dijë se ku kanë mbetur procedurat për të dërguar emrin e katërt për në Gjykatën e Lartë.

Në letrën e presidentit thuhet se po mbahet peng procedura e dërgimit të kandidatit të katërt në Gjykatën e Lartë, duke zgjatur kështu qëndrimin në detyrë të Ardian Dvoranit

Emri i katërt në radhët e juristëve është Dariel Sina, i cili aktualisht është anëtar i Komisionerit Publik, institucion i cili bën ankimimet në KPA për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë shkallën e parë të vettingut.

Sina konkurron për herë të parë postin e zv.kryetarit të Gjykatës së Lartë, pas shkarkimit nga KPA të Xhezair Zaganjorit në 26 korrik 2019.

Ai ka kërkuar informacion në KLGJ për procedurat lidhur me kandidaturën e tij, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Sipas ligjit është kryetarja e KLGJ Naureda Llagami i cili duhet të vendosë në lidhje me këtë gjë.