TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë ka dërguar sot në Prokurorin e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kopje të akteve, për tenderat të cilët u cilësuan si sekrete.
Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.
Fillimisht këto tendera u denoncuan nga Partia Demokratike. SPAK ka marrë në dorëzim dokumentet dhe do të bëjë vlerësimin e tyre.
Prokuroria e Posaçme kërkoi informacion nga institucioni që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.
Një burim zyrtar i SPAK tha për News 24 se u kërkua informacion nga Ministria dhe në të njëjtën kohë iu drejtua me shkresë zyrtare edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Të premten, më 8 maj – theksoi burimi – ministria na vuri në dispozicon një informacion dhe na bëri me dije se inspektorët e KLSH kishin filluar auditin.
Tenderat e klasifikuar sekretë u bënë objekt përplasjes të forta mes Partisë Demokratike dhe institucionit të Shëndetësisë.
Opozita akuzoi Ogerta Manastirliun se po bënte përpjekje për të zhdukur provat dhe ka shkuar deri aty se i vuri zjarrin institucionit.