TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Janë të gjitha mundësitë që me bashkërendim të punëve të të dy qeverive, të mundësohet që kjo krizë të kthehet në një oportunitet të jashtëzakonshëm për turizmin, nga Shkodra në Konispol”.
Kështu e kritikon Përparim Spahiu, Edi Ramën duke theksuar se kryeministri i ka bërë mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Kosovës vetëm për fasadë.
POSTIMI:
Bëri mbledhje të përbashkëta me qeverinë e Kosovës vetëm për fasadë, pa asnjë produkt.
Sot, kur mbledhje e tillë duhej me patjetër, për të bashkërenduar e bashkëpunuar, në të mirë të të gjithë shqiptarëve, Ai, nuk i përgjigjet ftesës së Kryeministrit të Kosovës.
Janë të gjitha mundësitë që me bashkërendim të punëve të të dy qeverive, të mundësohet që kjo krizë të kthehet në një oportunitet të jatëshazkonshëm për turizmin, nga Shkodra në Konispol.
Mbyllja e kufinjve me vende si Greqia dhe Itali, ku shumica e Shqiptarëve pushojnë, nuk ka pse mos të mundësojë hapjen e kufirit me Kosovën (ai kufi nuk duhet të ekzistonte në asnjë rast) madje të diskutohej kjo dhe me qeverinë Maqedonase.
Normal do të ishim bindës për ta nëse do qartësonim pozicionin tonë, ofrimin e kujdesit shëndetësor në Sarandë, Vlorë, Durres e Lezhë.
Por nuk ke shpresë kur vendi drejtohet nga një kryeministër skizofren, njeri inatesh, që ka ndarë shqiptarët në dy gjysma, ata që i do dhe nuk i do.
Dukshëm Albin Kurti hyn te të dytët.
/TPZ.AL