AKTUALITET, 9 Dhjetor 2017, 17:48

Përplasen dy “Benz”-a, plagosen dy femra në Fier

Përplasen dy “Benz”-a, plagosen dy femra në Fier

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në Fier. Ngjarja ndodhi në lagjen “Sheq i Vogël”, ku mjeti tip “Benz” është përplasur me një tjetër mjet, e për pasojë u plagosën dy pasagjere femra.

NJOFTIMI I POLICISE

Në datën 09.12.2017, në orën 16:50, në lagjen “Sheq i Vogël”; është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K, 45 vjeç, banues në Fier, me mjetin tip “Benz”; me drejtues shtetasin L.T, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar bashkëshortja e shtetasit L.T, shtetasja L.T, 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.