AKTUALITET, 14 Nëntor 2020, 14:53

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Imzot Frendos pas infektimit me COVID-19: Mezi pres të kthehem në Arqidioqezë

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Imzot Frendos pas

Lajme të mira në lidhje me shëndetin e Imzot Frendos.

Mësohet se Imzot Frendo ka kaluar në repart normal në spitalin që ndodhet në Itali i shtruar, pas infektimit me koronavirus.

Mësohet se Imzot Frendo ka mbajtur një video telefonatë me ipeshkvin Arjan Dodaj, ku i ka rrëfyer dhe gjendjen e shëndetit të tij, ndërsa është shprehur se mezi pret që të kthehet në Arqidioqezë.

Njoftimi:

Ipeshkvi Ndihmes Imzot Arjan Dodaj na bën me dije se ka pasur sot nje video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar.

Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid.

Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabel dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit.

Situata është shumë e qetë. Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer aktiviteteve dhe jetes baritore.