AKTUALITET, 14 Nëntor 2020, 11:17

Koronavirusi në Greqi, trembëdhjetë persona ndërrojnë jetë brenda pak orësh

Koronavirusi në Greqi, trembëdhjetë persona ndërrojnë

Situata e pandemisë në Greqi vijon të jetë shqetësuese, ndonëse autoritetet kanë marrë masa bllokuese.

Siç raportojnë mediat greke më të goditura kryesisht janë zona të Greqisë Veriore.

Në spitalet në Selanik, Larisa dhe Pella, të premten në mbrëmje deri të shtunën, trembëdhjetë persona të tjerë kanë ndërruar jetë, nga ndërlikimet e shkaktuara nga Covid-19.

Kujtohet se të premten pasdite, autoritetet shëndetësore njoftuan 38 vdekje të regjistruara brenda 24 orëve.

Mosha mesatare e vdekjes ishte 80 vjeç dhe 96.9% kishin një sëmundje bashkëshoqëruese.