TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit dhe diplomatit, Valter Gjoni, i cili ishte i infektuar me koronavirus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryedemokrati shpreh nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e “pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë”.
Mesazhi i Bashës:
Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij.
Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe.
Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë.