AKTUALITET, 14 Nëntor 2020, 12:19

Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, Meta: Të prekurit, në mjerim dhe varfëri, të mbështeten dhe të mos braktisen nga shteti

Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, Meta: Të prekurit,


Presidenti i Republikës Ilir Meta shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, e gjen Shqipërinë me rreth 75 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe tipit 1.

Ndër të tjera, Meta apelon për mbështetje ndaj kësaj kategorie, sidomos në këto ditë pandemie.

“Në situatën e pandemisë COVID-19, situata në të cilën ata ndodhen duhet parë me përparësi absolute, nëpërmjet paketave konkrete të ndihmës ekonomike, të dedikuara në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit të tyre.” –shprehet Meta.

POSTIMI:

Sot, Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, e gjen Shqipërinë me rreth 75 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe tipit 1.

Ndërkohë që konstatohet edhe një rritje e numrit të fëmijëve të prekur prej saj. Një nga kërkesat e drejta, por të pazgjidhura ende, është ribursimi për kategoritë më në nevojë, që për shkak të kushteve të vështira ekonomike e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta të mjekimit.

Në situatën e pandemisë COVID-19, situata në të cilën ata ndodhen duhet parë me përparësi absolute, nëpërmjet paketave konkrete të ndihmës ekonomike, të dedikuara në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit të tyre.

Të prekurit nga diabeti, në mjerim dhe varfëri, të mbështeten dhe të mos braktisen nga shteti.